Së shpejti celulari që mban baterinë 46 ditë?

0

Sipas portalit Digital Trends, së shpejti në prodhim mund të shfaqet telefoni celular i aftë ta mbajë baterinë për plotë 46 ditë!

Portali i referohet dokumentave të bërë publik nga Gizmo China, sipas të cilëve Lenovo është duke zhvilluar smartphone-in me kodin P70t, i cili do të ketë një bateri prej 4000mAh, shumë më të madhe se mesatarja në smartphone-at aktual.Për shembull iPhone6 ka një bateri prej 1860mAh.

Ky celular vjen me shumë mundësi teknike që do të bëjne të mundur ruajtjen e baterisë.

Mësohet se celulari do të ketë ekranin prej 5-incave, 149g peshë, procesorin Quad-Core, 1GB RAM, dhe hapsirë ruajtjeje modeste prej 8GB.

Poashtu, bateria mund të ndërrohet, cka do ta rrisë edhe më shumë kohëzgjatjen e varësisë nga mbushja.

Le të presim…..