Samiti në Vjenë: Ndeshje futbolli me pjesmarrës Thaçin, Llukshiqin, Ramën…

0

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i pari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshiq, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviq.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Pritet që ndeshja të jetë e ashpër dhe me mjaft fulle. Ajo cka nuk dihet akoma është niveli i bashkëpunimit në fushën e lojës ndërmjet lojtarëve të “BE e ardhshme”. Disa janë edhe të mendimit se Vuçiq e Thaçi kanë prirje të tërheqin fanellat e kundërshtarëve, kurse Llukshiq për startime nga prapa.