Salaj: Paratë nuk janë zhdukur

0

Gazeta “Dan” doli sot me një artikull ku thuhej se nga llogaria e Qendrës për Kulturë në Ulqin, në fillim të vitit u zhduken 4000 euro. Drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, për televizionin Teuta tha se 4.000 eurot e paguar nga Komuna e Ulqinit, nuk janë zhdukur , siç shkruan  “Dan” , por janë paguar në mënyrë të rregullt për organizimin e festivalit të fëmijëve.

Salaj tha se gazetari i gazetës “Dan” e ka kontaktuar në lidhje me çështjen, por nuk e ka marrë parasysh deklaratën, dhe se fjalët në tekst nuk janë të tijat. Artikulli në gazetën “Dan” është mjaft i paqartë , pasi paratë mund të shpenzohen në mënyrë jo të rregullt, por zhdukja e tyre nga llogaria bankare pa lënë gjurmë nuk është e mundur.