Salaj: Këshillat drejtuese po plackisin ndërmarrjet që drejtojnë

0

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal debati më i madh u bë rreth vendimit të palogjikshëm të Këshillit drejtues të ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” , të cilët kanë rritur të ardhurat e veta duke i trefishuar në krahasim me ato që ishin më parë.Nga ndërmarrja kanë kërkuar që Kuvendi të jepte një mendim për këtë cështje, por nga PDS kërkuan heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës pasi Kuvendi nuk ka kompetenca për këtë.Këshilltari i Forcës, Sabri Salaj, e quajti plackitje ordinere vendimin e antarëve të Këshilit drejtues për rritjen e pagave të veta, cka sëbashku me numrin e tepruar të tyre, kanë zhytur në borxhe ndërmarrjet komunale.