Sa janë pensionet në Mal të Zi?

0

Fondi per sigurim të pensioneve dhe invaliditetit (PIO) në 11 muajt e vitit 2014, nga buxheti ka inkasuar 127,69 milione euro, cka përbën ulje prej 11,57% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, ka deklaruar për “Dan” drejtori i Fondit Dushan Peroviq.

Fondi PIO ne masën më të madhe financohet nga kontributet e të punsuarve, kurse mjetet që mungojnë mbulohen nga buxheti.

Peroviq tha se pensioni më i ulët i paguar në vitin 2014 është 100,40 euro, kurse më i larti 2095,52 euro.

Sipas fjalëve të tija, numri i pensionistëve ne vitin 2014 është rritur për 1,42%, dhe pritet të rritet për rreth 1,5% në vitin aktual.

Në deklaratat e mëparshme nga ky fond, pensioni mesatar në Mal të Zi është 273,74 euro, cka përbën vetëm 1/3 e shportës së konsumit