S. Adroviq: Ulqini, vendi i krimeve të vërteta

0

 

I ftuar në Radion e Malit të Zi, kryeministri Millo Gjukanoviq ka shpjeguar se ata që janë kundër projekteve të zhvillimit të shtetit , përbëjnë krim kundër popullit. Unë nuk e di nëse kryeministri ka menduar për partnerët e tij të koalicionit në nivel shtetëror që kundërshtojnë shitjen e plazhit të Mbretëreshës (Kraljicina plaza), por në rastin e qytetit pak më jugor, goditi mu në qendër. Më në fund u gjet dikush që  ti thojë gjërat ashtu siç janë, por përmendja nga kryeministri e fjalës  “krime” padyshim do tu ketë futur mornicat në trup disa bashkëpuntorëve të afërt të tij, aktual dhe të dikurshëm.  Nuk kam dëgjuar që kryeministri të jetë paditur për një deklaratë të tillë, kështu që do ta përdori këtë term i relaksuar sepse unë nuk e kam thënë ndonjëherë se ajo çka tha kryeministri është krim. Por le të kthehemi tek vendi i krimit të vërtetë.

Është krim , zoti kryeministër , se projektet e zhvillimit po  zbatohen kudo përgjatë bregdetit, përveçse në Ulqin . Unë nuk e di nëse ju e dini se në Ulqin, nga 30 hotelet e regjistruar, nuk ka asnjë me pesë yje . Hotelet Jadran , Galeb dhe Lido kanë 6-7 vjet që presin mysafirët e parë, kurse investitorët e zgjedhur nga bashkëpuntorët tuaj,  lajmërohen vetëm kur duhet të nënshkruhet aneksi i ri, me afate të reja.

Nuk është e vështirë të llogaritet se sa qyteti dhe shteti kanë humbur nga kjo . Unë besoj se ju, ashtu si edhe unë, ndjeheni në siklet kur blerësi i Lido’s thotë publikisht se ai nuk do të respektojë kontratën , sepse ndërkohë Port Milenës po i vjen era , dhe se pronari i Otrantit i krekoset ish-Ministri i Turizmit në fytyrë dhe i thotë se nuk do ta hapë hotelin. Asnjëri prej tyre nuk janë përgjigjur për shkak të fyerjeve publike dhe denigrimit të institucioneve shtetërore .

Është krim, zoti kryeministër, se në Valdanos janë duke u kalbur 18.000 rrënjë ullinj shekullorë . Ish pronarët, me durim janë duke pritur tu kthehet ajo çka dikur u takonte dhe u mor me forcë për ndërtimin e bazës ushtarake. Për ata që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, baza edhe sot , pas gati 40 vitesh , nuk shihet asgjëkundi. Porta në hyrje, e cila asocion në investime dhe arritje ushtarako-turistike, tregon qartë se gjiri më i bukur në Adriatik, është ende i bllokuar. Nuk është se kemi nevojë për Pitagorën, Euklidin, Arkimedin apo Dekartin, për të llogaritur se sa shumë humb qyteti dhe shteti nga mosvjelja e fryteve.

Është krim, zoti kryeministër, se këtu e tash 20 vjet, Port Milena po qelbet çdo ditë e më shumë, ndërsa në fundin e saj po akumulohen tonat e fekaleve. Kush do ta mbajë mend se sa herë ministrat tanë dhe të juaj e kanë pastruar, thelluar dhe revitalizuar – por diçka nuk po ec . Nuk besoj se shumë nga bashkëpunëtorët tuaj, përgjegjëse për atë zonë, e dinë se çfarë do të thotë fjala kalimerë . Provojeni vetë.

Këto pajisje për kapjen e peshkut ishin një simbol i Port Milenës , një shenjë e veçantisë së Ulqinit, dhe atraksion për turistët. Sot peshkatarët atje nuk shkojnë më, dhe  kalimerat janë të braktisura, të shkreta . Ashtu si edhe  kanali që mban emrin e mbretëreshës së Malit të Zi . E habitshme si princi nuk kërkon ndërrimin e emrit të paktën.

Është krim, zoti kryeministër, që Kriporja këtë vit nuk ka prodhuar kripë, dhe nuk dihet nëse do të prodhojë ndonjëherë. Makineritë janë në gjendje depresioni , bazenët të dëmtuar përgjithmonë , pjesët e ndryshkura të gatshme për hekuranë, kurse transportuesi vetëlëvizës është gjithçka, por vetëm lëvizës jo . Unë e di se Kriporja është në pronësi private dhe se fondi është duke bërë çdo gjë që të paktën një pjesë prej 15 milionë metrash katrorë, të bëhet zonë ndërtimi. Kriporja, sikur të ekzistonte pak më shumë vullnet, mund dhe duhej të ishte marka jonë e njohur. Tani edhe ajo është e braktisur.

Është krim, zoti kryeministër, që privatizimet fatkeqe shkatërruan ndërmarrjet e shumta të Ulqinit. Në disa prej tyre , e dinë mirë ish bashkëpunëtorët tuaj, me qëllim u vendos falimentimi që të shlyheshin kreditorët. Riviera e Ulqinit, me dy hotele të mbetura dhe një kamp nudist, sot po lufton për bilanc pozitiv dhe mbijetesë në treg. Gjersa ajo u shtyhej drejt falimentimit , ish bashkëpunëtorët tuaj blenin mobilje në Itali për Rivierën e Budvës, e cila u ndërtua po nga ajo e Ulqinit dhe e tërhiqte mbas veti nëpër katalogjet e agjensive turistike më prestigjioze në Europë dhe botë.

Është krim , zoti kryeministër, që askush nuk reagon kur kompani nga Serbia dhe Kosova shkatërrojnë buxhetin e qytetit në bazë të vendimeve përfundimtare të gjykatave tona dhe bazuar në çështjet e tre ose katër dekadave më parë. E di, ju do të thoni se gjykatat tona janë të pavarura, por unë nuk besoj se vendimet do të ishin të tilla nëse do të bëhej fjalë për Budvë ose Podgoricë. Firma inekzistente, Partizanski put, e cila përfaqësohet nga dy kompani nga Tivari, tashmë i ka mbledhur dy herë nga 700,000 euro.

Verdikti i fundit ishte në favor të komunës , por kush dhe prej kujt do ti kthejë të hollat tani. Në rradhë është Rekreatursi nga Prishtina , e cila menaxhohet nga grupi Atlas dhe që për ndërtesat e rrënuara në Shtoj në vitin 1984 kërkon 10.500.000 € . Kjo nuk do të ishte e çuditshme sikur vendimin për prishjen e 573 apartamenteve të mos e kishte miratuar Podgorica , dhe jo Ulqini . Nëse kjo çështje humbet, Ulqini patjetër do të rrëshqas në falimentim.

Së fundi, krim është, zoti kryeministër, se Ulqini tashmë është komplet i zhveshur nga vendimmarrja . Ulqinakët nuk pyetën më për qytetin e tyre sepse të gjitha vendimet e rëndësishme merren në Budvë dhe Podgoricë. Ndërmarrja publike nga Budva është sovrane e pjesëve më të bukura në bregdet, investitorët e papërgjegjshëm të pjesëve  më atraktive, kurse planet urbanistike më të rëndsishëm bihen nga qeveria juaj. Njerëzit më me ndikim në qytet si Loroja, Fatmiri , Ljuboja, Nazifi , Mehmedi apo Mehmeti, vetëm mund të punësojnë në ndërmarrjet, edhe ashtu të mbipopulluara, publike, të organizojnë konkurse për mis, koncertin e vitit të ri, të nënshkruajnë leje ndërtimi ose tender për ndonjë investim të vogël.

Asgjë e rëndsishme nuk është në duart e njerëzve nga Ulqini . Në qytet sundojnë njerëzit nga qeveria juaj , të Mirave Bregdetare, Eurofondi, Rokspedi, Capital Estate , Montenegro, Dabrova dhe Orlova të ndryshëm që askush në qytet nuk i njeh. Ata kanë pushtet të vërtetë , sepse kundër tyre nuk mundet askush përveç jush. Prandaj , unë ju bëjë thirrje për të ndaluar agoninë e qytetit që mund të mbajë gjysmën e vendit, por që ndodhet në prag të falimentimit dhe varfërisë . Ulqinakët janë njerëz paqësorë dhe dinë ta çmojnë të mirën .

Provojeni, kryeministër.

 

/vijesti.me/