RTV Ulqini dhe problemet që skanë të mbaruar

0

Problemet e ndërmarrjes RTV Ulqini duket se nuk kanë të sosur. Mungesa e rrogave të punëtorëve, të cilët as nuk e mbajnë mend se kur e kanë marrë rrogën e fundit, është kthyer pothuajse në një fenomen normal.

Por ky nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballet kjo ndërmarrje.

Pasi përfundoi tenderi me vlerë 150.000 euro për blerjen e pajisjeve me të cilat duhet të fillojë punë televizioni i ri, kjo procedurë tani është në shqyrtim. Mjetet  nevojshme kjo ndërmarrje nuk i ka, por pritet që ato të derdhen nga pikat tjera të buxhetit, cka do të thotë duhet të hiqen nga investimet tjera të parapara me buxhet.

Në pritje të kësaj, sipas informatave që ka portali ynë, kjo ndërmarrje së shpejti do të përballet edhe me bllokime të njëpasnjëshme të zhiro llogarisë.

Mësohet se bllokimi i rradhës do vijë nga Qëndra e Radio-Difuzionit, të cilës kjo ndërmarrje i ka borxh  rreth 30.000 euro.

Poashtu edhe antarët e vjetër të Këshillit Drejtues kërkojnë pagesat që nuk u janë paguar me vite. Mësohet se bëhet fjalë për shumën prej rreth 28.000 eurove, për të cilat ato me siguri do të kërkojnë bllokimin e llogarisë. Një shumë të konsiderueshme kjo ndërmarrje detyrohet edhe për energjinë elektrike.

Nuk dihet se si do të vejë halli, por për RTV Ulqinin  duket se problemet nuk do të mbarojnë me ardhjen e sezonin turistik.