Rruga Ulqin-Tivar: Autobusi del nga rruga, ka edhe viktima

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth ores 18.00 në rrugen Ulqin-Tivar afër Mrkojeviqko polje.Një autobus me targa të Shqipërise, AA 581JX, ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave të para, një fëmijë ka mbetur i vdekur kurse shpëtimtarët dhe zjarrëfikësit po mundohen të nxjerrin edhe një tjetër nga autobusi i dëmtuar rëndë.

Të plagosurit po dergohen ne spitalin e Tivarit, kurse ato të lënduar rënde në atë të Podgoricës.

Mësohet se një pjesë e udhëtarëve jane nxjerrë nga autobusi kurse për të tjerët operacioni i shpëtimit vazhdon ende.

 

Rinjoftim: Të dhënat e para që flisnin se viktima ishte fëmije, nuk ishte e saktë.Mësohet se viktima eshte një grua me origjine shqiptare.Deri tani nuk kemi informata më të hollësishme.