Rruga Ulqin-Krythë: Oferta e Tehnoput më e volitshme

0

Pas shtyrjes së disaherëshme të hapjes së ofertave në tenderin për rrugën Ulqin – Krythë, për shkak të opstruksioneve nga kompanitë që nuk kishin lidhje me këtë sferë, më së fund u bë edhe hapja e tyre.

Në tender ofertat i kanë paraqitur 5 kompani, ku më e volitshmja duket oferta e kompanisë Tehnoput MNE prej 7.2 milion eurosh.

Drejtori i Drejtorisë për komunikacion, Savo Paraca, tha për gazetën “Vijesti” se komisioni do të caktojë se cila ofertë është më e mira deri me datën 17 gusht, pas së cilës fillon periudha e ankesave drejtuar Komisionit për Prokurime Publike.

Kreditin për këtë rrugë e ka mundësuar Banka Europiane për Investime, cka do të thotë se edhe procedura duhet të jetë mbrenda cdo rregulli ligjor.

Kompanitë e tjera kanë dhënë oferta më të larta: Bemax 7.7 milion, Crnagoraput 8.2 milion kurse konzorciumi i udhëhequr nga kompania Toshkoviq 8.7 milion euro.

Duke u nisur nga përvoja e opstruksioneve në periudhën e dorëzimit të ofertave, ka shumë mundësi që këto opstruksione të vazhdojnë pas 17 gushtit, kur ankesat i dorëzohen Komisionit për Prokurime Publike në lidhje me procedurën e tenderit.