Rruga Krythë-Ulqin: Asnjë afat i saktë se kur do të përfundojë

0

Punimet në rrugën Ulqin-Krythë janë duke vazhduar, bile edhe me intenzitet më të lartë se më parë, por askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të përfundojnë.

Afati i fundit dhënë kontraktuesit nga Drejtoria për komunikacion ishte fundi i marsit, por tashmë është e qartë se ai nuk mund të respektohet.

Njoftime të reja për shtyrje apo jo të afatit nuk janë bërë publike, por supozohet se ekziston një marrëveshje që rruga të hapet deri në fillim të qershorit, e punimet përfundimtare të vazhdojnë më vonë.

Nga ana tjetër, shqetësime ka ngjallur edhe cilësia e punimeve e cila është larg standardeve bashkohore, por edhe mosrespektimi i planit, sidomos në disa pika kritike.