Rruga “28 Dhjetori” së shpejti me ndriçim të ri

0

Rruga “28 dhjetori” nga materniteti e deri në zgjerimin për parkim në lagjen Gjerana, së shpejti do të bëhet me ndriçim të ri.

Kjo rrugë, e cila e fitoi ndriçimin para gati 30 viteve, ishte lënë në harresë dhe për shkak të amortizimit më shumë ishte në terr se sa e ndriçuar.

Siç mëson portali ynë, punimet do të fillojnë javën e ardhshme, pasi tashmë janë kryer të gjitha procedurat. Këtë për lajm.me e konfirmoi edhe drejtori i Agjensisë për ndërtim dhe zhvillim Shpetim Maraj.

Punimet do ti kryejë kompania “Elko” nga Podgorica.