Rritet rrezikshëm niveli i Bunës

0

Era jugore dhe reshjet e shiut që kanë rënë gjëtë ditës së sotme, kanë ngritur dukshëm nivelin e lumit Buna.

Uji ka depërtuar edhe në disa prej restoraneve që ndodhen në breg të saj, si dhe objektet e tjera afër derdhjes në det.

Valët e mëdha dhe era bëjnë të pamundur derdhjen e ujit në det dhe niveli i lumit po rritet vazhdueshëm.

Moti i keq pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme, dhe rreziku i permbytjeve është i lartë.