Rrëzohet avioni në Tajvan. Pamje e rrallë e ngjarjes (video)

0

 

12 persona raportohet të kenë humbur jetën pasi një avion i Trans Asia, ra në një lumë pak minuta pas ngritjes në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.

Momenti i rënies është xhiruar nga disa kamera bordi të automjeve, që qarkullonin në ato momente, në autostradën buzë lumit. Autoritetet tajvaneze thanë se në bordin e avionit ndodheshin 58 pasagjerë.

Operacionet e shpëtimit vijojnë intensivisht dhe deri më tani janë shpëtuar 16 persona. Dyshohet se numri i viktimave është edhe më i madh.

http://youtu.be/UrepDVY6Jjo