Rrezart Cungu tenisti me renditjen më të mirë ndërkombëtare deri në moshën 18 vjeç

0

Federata e Tenisit të Malit të Zi mbrëmë me datë 21.12.2015 bëri ndarjen e shpërblimeve për më të mirët në vitin 2015.

Edhe pse viti 2015 për tenistin nga Ulqini ia nisi me vështirësi dhe lëndime, Rrezarti arriti që të bëhet pjesë e Davids Cup për reprezentacionin e Malit të Zi dhe njëherit të shpallet lojtari me renditjen më të mirë ndërkombëtare ITF deri në moshën 18 vjeçare.

Pergatitjet për vitin 2016 janë në vijim. Turneu dhe sfida e parë për Rrezartin do të jetë në turneun ndërkombëtarë në Beograd i cili do të mbahet prej datës 04.01.2016 , njoftojnë nga Klubi i Tenisit Bellevue – Ulqin.