Rrezart Cungu në gjysmëfinale të ITF Podgorica Open

0

Tenisti i talentuar nga Ulqini Rrezart Cungu, ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ITF Podgorica Open.

Ai në ndeshjen çerekfinale fitoi ndaj rumunit Adrian Botian me rezultatin 6-4 6-3.

Në gjysmëfinale Rrezarti do të ndeshet me tenistin nga Britania e Madhe Aidan McCaugh.

Sukses të njëjtë ai arriti edhe në ndeshjet double, ku sëbashku me partnerin e tij nga Greqia Christos Antonopoulos, kaluan në gjysmëfinale. Atje do të ndeshen me rivalët nga Sllovenia Jure Frank dhe Nejc Sitar.

 

rr.cungu2