Rrezart Cungu i 3-ti në Evropë!

0

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]

Më datë 3 deri 5 tetor, u mbajt turneu ndërkombëtar Masters në Reggio Calabria të Italisë për grupmoshën deri në 16 vjeç. Nç këtë turne morën pjesë 8 tenistët më të mirë nga Evropa, ndër të cilët ishte edhe tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu, i cili në këtë turne fitoi vendin e 3-të.

Në çerekfinale fitoi lojën kundër lojtarit nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanin Zukiq, 7-5,7-6(5). Ndërsa, në gjysëmfinale humbi nga lojtari hungarez Mate Valkusz, bartësi i parë, me rezultatin  7-6(2),6-1. Për vendin e 3-të luajti kundër Vladyslav Lobak nga Ukraina, ku Rrezarti triumfoi me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3. Në publik ishin prezentë edhe përfaqësuesit e brendeve të njohura sportive të cilët vazhdimisht janë në kërkim të tenistëve të rinj të talentuar. Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha të Cungut për shkak se është hera e parë që merr pjesë në një turne të përmasave të tilla.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2537″ alignment=”center” border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]