Rrezart Cungu dhe skuadra e tij priten nga presidenti Trump

0

Tenisti  nga Ulqini , Rrezart Cungu,  ishte i ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Cungu dhe skuadra e tij Wake Forest nga Universiteti i Karolinës Veriore triumfuan në  Kampionatin Kombëtar Universitar të Tenisit (NCAA)duke mundur në finale skuadrën e Ohio State . Kjo është kupa më e rëndësishme e garimit mes universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast  fituan edhe thirrjen për tu takuar me presidentin Trump.