Rrënohet një pjesë e ndërtesës në Pinjesh

0

Me urdhër të Inspeksionit për mbrojtjen e hapsirës, sot në Pinjesh u rrënua një pjesë e ndërtesës së pronares E. B. shkruan portali “Vijesti”.

Pjesa e ndërtesës u rrënua për shkak të ndërtimit pa lejet e duhura.

Ky objekt ka filluar të ndërtohet qysh në vitin 2008, kurse në vitin 2014 u bënë punime të mëtejshme, thuhet nga Inspeksioni.

Punimet u kryen nga kompania DM Company nga Nikshiqi.