Rrahje në gjimnazin e Tuzit

0

CDM-i raporton se arsyeja për sherrin e sotëm në Tuz ka qenë fakti se nxënësit shqiptarë kanë festuar ndalimin e ndeshjes së futbollit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Pas konflikteve në mes të nxënësve, drejtoria e shkollës ka ftuar prindërit e tyre, por as atëherë situata nuk është qetësuar, por ka ardhur deri tek konflikti fizik në mes të familjarëve të nxënësve.

Si pasojë janë lënduar disa persona, si nxënëit, ashtu edhe prindërit dhe kushërinjtë e tyre.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku kanë marrë ndihmë, por nuk dihet për çfarë lëndimesh bëhet fjalë.

Policia ka marrë deklaratat nga kryerësit e veprës dhe pas kësaj priten masat ligjore nga ana e prokurorit.