Robert Jankoviq: Njëri nga dizajnerët e lojës “Armageddon: Day D” për android (Video)

0

Robert Jankoviq nga Ulqini, aktualisht i punësuar në televizionin Teuta, është njëri nga pjestarët e ekipit dizajnues “Wild Beauty Software” i cili është themeluar në vitin 2012.

Përvec Robertit në ekip janë edhe 3 persona tjerë, një nga Mali i Zi, një nga Kanadaja, kurse tjetri nga Bullgaria.

Ky ekip deri tani ka nxjerrë në treg disa lojëra për celularë ku më e njohura është “Project S.E.M.M”, e cila erdhi si rezutat e një konkursi për të cilin loja duhej të punohej për vetëm 14 ditë.

Lojë shumë e njohur ishte edhe “Indie Pirates 3D”, e cila fitoi edhe cmimin Top 100 Indie DB për vitin 2014.

“Armageddon : Day D” është loja më e re dhe më pak e njohur, pasi është punuar në sekret të plotë deri në momentin e daljes, thotë Roberti për lajm.me.

Në këtë lojë lojtari duhet të mbrojë planetin nga asteroidët  e shumtë, dhe për qëllim ka arritjen e sa më shumë pikëve duke i shkatërruar ato.

Si promovim i kësaj loje është incizuar dhe një rejler në Plazh të Madh, i cili është kombinim i pamjeve reale dhe i atyre 3D.

Gjithsesi, nga Roberti në të ardhmen mund të priten edhe punime tjera në sferën e animacionit dhe dizajnit virtual, të cilat tregojnë se në Ulqin ka talente edhe për profesionet moderne.

Loja mund të shkarkohet falas nga Google Play.