Njëra ndër rrugët më të frekuentuara dytësore të qytetit, e cila prej rrethrrotullimit shkon drejt Mëhallës së Re dhe vazhdon për ullishtë, këto ditë po riparohet.
Sic mund të vërehet në fotot e dërguara nga lexuesit tanë, punimet po vazhdojnë në riparimin e pikave problematike dhe sinjalizimin e rrugës.
Duhet theksuar se kjo rrugë kohët e fundit po përkeqsohej dita ditës dhe kishte nevojë urgjente për ndërhyrje.