Rinia e Mlladen Bojaniqit adhuron Çetnikët?

0

Fushata për zgjedhjet presidenciale sado që duket e qetë në rrjetët sociale është duke arritur kulminimi.

Në faqen “Politika Crna Gora” të cilën sipas të gjitha gjasave e moderojnë frymat pro DPS-it është publikuar një video i montuar që tregon që i riu që del ne spotin e kandidatit të opozitës Mlladen Bojaniq adhuron kriminelët çetnik sikur Shesheli, Mlladiqi dhe del  fotografuar me bluzën “Rinia Çetnike“.

Në spotin ky djalosh thotë “Un përkrah Bojaniqin sepse aj do të mbrojnë të drejtat e njeriut” kurse në profilin e tij mbanë fotografinë e Sheshelit me parulle “Mali i Zi pret Sheshelin”

Ky djalosht nuk e msheh urrejtjen as ndaj shqiptarëve duke postuar video në ngriitjen e luftarëve serb në betejën e  Kosharës.

Mlladen Bojaniq është kandidat i një pjese të opozitës si kandidat  përbashkët dhe njihet me deklaratat kundër Kosovës dhe kundër integrimit në NATO.

Po ashtu Bojaniq përkrahet edhe nga disa politikan shqiptarë, pjesë e disa partive të ashtuquajtura qytetare. Disa nga ato dolën edhe me deklarata duke akuzuar partitë shqiptare që kanë shitur kombin duke përkrahur Gjukanoviqin.

Mladi Mladena Bojanića

Od Pozitivne do Čiča Draže – Mladen Bojanic "predsjednik svih građana" i njegova omladina!

Posted by Politika Crna Gora on Monday, April 2, 2018