Resulbegoviq: Brajoviq garanton stabilitet në parti dhe Mal të Zi

0

Kryetari i PSD në Ulqin Selim Resulbegoviq, e cilëson kandidatin për kryetar të kësaj partie Ivan Brajoviq, si të vetmin i cili ofron stabilitet mbrenda partisë por edhe në Mal të Zi, shkruan “Pobjeda”.

Sipas Resulbegoviq, Brajoviqi nuk do ti hyjë avanturizmit politik vetëm për qëllime personale, cka mund të dëmtojë interesat e Malit të Zi.

“Të gjitha këto cilësi, si dhe gatishmëria që partinë e cila po e humb identitetin kohët e fundit, ta rikthejë në subjekt politik të respektuar, e kandidojnë atë si kryetar të ardhshëm të partisë”, përfundoi Resulbegoviq.