Rekord: Mbi 300 kërkesa për anullimin provimit të maturës

0

Anullimin e provimit të maturës e kërkojnë mbi 300 maturantë të shkollave të mesme. Ato janë të pakënaqur me konceptin e vetë testimit, i cili sipas tyre është në dëm të nxënësve të mirë dhe në favor të atyre të dobët.

Koncepti i testimi i maturës edhe më parë ka hasur në kundërshtim jo vetëm të nxënësve por edhe prinderve dhe eksperteve nga fusha të ndryshëm. Problemi kryesor qëndron te pamundësia e vlerësimit real në krahasim me suksesin e viteve të shkollimit.

Shpesh ka ndodhur që nxënësit e mirë të përfundojnë me nota mesatare, kurse ato të dobtit me nota të mira, mu për shkak të këtij koncepti.