Reisi i Bashkësisë Islame: Amfillohije e teproi!

0

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq theksoi se thëniet e fundit të peshkopit Amfillohije Radoviq janë një shembull klasik i fjalimit të urrejtjes dhe po, nëqoftëse ekziston sëmundje në fe, atëherë kjo është pagëzimi i krimeve nga kisha, siç thotë Reisi, gjë që e bënë kolegët e Amfillohijes. Ai ftoi organet shtetërore në Mal të Zi që të “merren me këto thënie”.

“Në çdo tubim fetar në të cilin ai merr pjesë, kumtesat e tij shndërrohen në fjalim urrejtjeje. Nuk e di se përse kjo është më e shprehur kohëve të fundit, por fatkeqësisht kjo po ndodh.

Dua t ju përkujtoj se ajo çfarë tha peshkopi Amfillohije është fjalim urrejte dhe që me këtë çështje duhet të merren organet kompetente shtetërore të Malit të Zi, sepse në këtë mënyrë ai i nënçmon dhe ofendon muslimanët. Së fundmi patëm edhe rastin që ta dëgjojmë kumtesën e tij për hulumtimin e atyre që u turqizuan (poturica). Tani unë po pyes a është kjo njëfarë thirrje që muslimanët të persekutohen? A e di peshkopi Amfillohije se vitet e nëntëdhjeta i lëmë pas dhe se tanimë jetojmë në rrethana tjera?” tha Fejziq.

Ai përkujtoi se feja në këto troje nuk u perhap me shpatë dhe me dhunë. Peshkopi në liturgjinë e mbajtur në Kollashin theksoi se në Mal të Zi në të kaluarën sundonin dy sëmundje dhe që një nga këto është turqizimi.

“E para është turqizimi. Një pjesë e popullit tonë, sipas asaj të Njegoshit: “u turqizua mendjelehti dhe i dobëti” ndërroi fenë, u largua nga kryqi i ndershëm dhe feja e Nemanjiqëve dhe u bë musliman. Edhe sot gjithkush ka të drejtë që të zgjedh në jetën e vet, por kur zgjedhim, duhet gjithnjë të zgjedhim atë që është më e mire nga ajo që është më e keqe”, tha në Kollashin peshkopi Amfillohije Radoviq.

“Njerëzit e kanë pranuar islamin në mënyra të ndryshme në këto troje. Një numër i madh i njerëzve e pranoi islamin për shkak të vetëdijësimit.  Ashtu siç Islami nuk erdh me shpatë apo me dhunë në këto troje, ashtu as nuk do largohet.” tha Fejziq. Ai shtoi se “peshkopi Amfillohije dhe të tjerët duhet t’i jenë falënderues perandorisë osmane që ishte civilizim në këto troje”.

Askush në këto troje nuk e ka humbur besimin dhe poashtu as gjuhën e as kulturën e vet. Në anën tjetër, peshkopi Amfillohije dhe ata që mendojnë sikur ky duhet të jenë falënderues që këtu nuk ka sunduar ndonjë shtet tjetër imperialist, që gjatë procesit të kolonizimit për vetëm 50 vite në Afrikë popullin e ndan prej gjuhës së vet, kulturës dhe fesë” përfundoi Fejziq.