Reforma e Obamës: Një plan që do të mbrojë miliona emigrantë

    0

    Miliona emigrantë që jetojnë ilegalisht në SHBA do të kenë mundësi të aplikojnë për leje pune në bazë të një reforme të madhe në emigracion të publikuar nga presidenti Barack Obama. Në mes të tyre janë emigrantë që jetojnë në SHBA për pesë vjet dhe që kanë fëmijët që janë rezident legal në SHBA. Pritet që pesë milion emigrantë të përfitojnë nga paketi i reformës që u publikua në bazë të autoritetit ekzekutiv presidencial, më ç’rast Obama anashkaloi Kongresin, raporton BBC.

    Republikanët kanë akuzuar Obamën për “përdorim të paligjshëm të pushtetit”. Vlerësohet se nga 11 milion emigrantë, katër milion do të mund të do të jetë në gjendje të aplikojnë për një leje pune për një periudhë prej tre vjetësh. Qindra mijëra njerëz do të përfitojnë nga reforma , duke përfshirë edhe vendimin për të zgjeruar skemën e dhënies së një statusi të përkohshëm ligjor për ata që vijnë në SHBA si fëmijë.

    “Dilni nga hija dhe hyni në kornizën logjore” tha Obama në një fjalim televiziv. Ai këmbëgul që propozimet e tij nuk paraqesin asnjë lloj amnestie.

    “Ajo që unë propozoj është përgjegjësi, një qasje mesatare. Edhe pse plani lejon miliona njerëz për të punuar, ai nuk do të hap rrugën për nënshtetësi si dhe nuk do tu lejoj ayre privilegjet e një amerikani” tha ai.

    “Nëse jeni kriminel, do të deportoheni. Nëse tentoni të hyni ilegalisht në SHBA do të arrestoheni dhe të ktheheni pas” shtoi Obama.

    Republikanët reaguan ashpër ndaj planit të Obamës duke e akuzuar se kjo do të ndikoj negativisht në një numër të çështjeve tjera.

    Këshilltari i Obamës hodhi poshtë të gjitha akuzat duke cekur që presidenti ka pranuar këshillat e ministrit për siguri shtetërore dhe prokurorit publik, lidhur me këtë çështje. “Kjo është plotësisht në përputhje me mënyrën në të cilën ish-presidentët kanë përdorur autoritetin e tyre ekzekutiv” theksoi ai.