Rebeka, e mbesa e Hajro Ulqinakut, fiton betejen me leukeminë

0

Rebeka, e mbesa e shkrimtarit të mrirënjohur nga Ulqini Hajro Ulqinaku, pas një beteje gati dy vjeçare arriti ta mundë plotësisht këtë sëmundje.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Rebekës, Xheraldina Rexhepi, e cila në një postim të saj në Facebook ka shkruar: “It’s a public secret: My baby is cancer free!”

Rebeka ishte diagnostikuar me leukemi para dy vitesh. Rasti i saj kishte prekur shumë qytetarët e Kosovës, të cilët bënë organizime e fushata të ndryshme për mbledhjen e ndihmave për shërimin e saj.

Pothuajse dy vite me radhë, Rebeka ka pasur operacione të ndryshme dhe terapi të rënda, ndërsa tani më në fund duket se e ka fituar bindshëm betejën me këtë sëmundje.