Rebalansi 2015: 50.000 euro në xhepat e portaleve dhe gazetarëve!

1

Viti që po përfundon ka kaluar në shenjë të shpenzimeve të Kryetarit të Komunës që shpesh nuk ka ngurruar të hedhë akuza drej portalit tonë për dezinformata dhe manipulime. Polemikën në favor të kryetarit Gjeka kanë munduar ta bëjnë edhe disa portale dhe individë të financuar nga vet ai, duke heshtur për shpenzimet dhe duke promovuar veprimet e tija.

Por siç thonë në popull, rrena i ka këmbët e shkurtëra. Në materialin që u është ndarë këshilltarëve të Kuvendit Komunal, gjendet edhe rebalansi i buxhetit për vitin 2015 ku qartë mund të shihen tejkalimet e shpenzimeve.

Dhe si vërtetim i informatave tona del që Kryetari i Komunës për vitin 2015 ka shpenzuar 50.000€ për shpenzime mediatike nga 7000€ që kishte të lejuara. Çka është shifër rekord prej 614% më tëpër. Më parë portali ynë ka publikuar edhe shpenzimet mediatike për vitin 2014 të cilat ishin rreth 60.000 euro, apo mbi 600% më të larta se planifikimi prej rreth 8.000 eurosh.

Se kush janë këto media dhe individ të financuar nga Kabineti mund të kuptohet shumë lehtë, mjafton të përcillet heshtja e tyre për këto shifra. Por nuk do të munden përherë të shtiren si “francez” dhe të sjellin kryet në an tjetër duke heshtur dhe mbushur xhepat!

 

rebalansi2

1 Koment

  1. Te gjithe i njohim keto gazetar, analist e zedhenes te PD, e ma konkretisht te Kryetarit Gjeka. Neper bote eshte fare normale te sponzorohen media te ndryshme por ama dihet qe jane te parapaguar e jo te paraqiten si te pamvarur dhe te paanshem sepse ne pak jane hipokrita, Me mire te dihet kush per kend.

Comments are closed.