Reagojnë gjuetarët e Ulqinit: Kemi të drejtë gjuetie në Kripore

0

 

Gjuetarët e Ulqinit kanë deklaruar se edhe pse gjuetia në Kripore është e ndaluar, ato kanë të drejtë gjuetie në këtë rajon.

Edhe pse peshkimi dhe gjuetia në Kripore janë të ndaluara me ligj, Ministria e Bujqësisë në vitin 2010, pa konsultime publike, ka miratuar vendimin qe në një pjesë të Kripores të lejohet gjuetia.

Për këtë arsye dje në Ulqin është mbajtur mbledhja e përbashkët e Qendrës për mbrojtjen dhe monitorimin e shpezëve (CZIP), Komunës së Ulqinit, Ndërmarrjes publike për mbrojtjen e egërsirave dhe përfaqësuesve të Kripores.

Ato ranë dakord qe ky akt i cili lejon gjuetine në Kripore, është kundër interesit publik dhe jo në përputhje me konventat ndërkombtare.

Nga CZIP deklarajnë se ky akt duhet të përmirsohet dhe se në lidhje me këtë problem ato do ti drejtohen Komisionit Europian dhe Konventave ndërkombtare .

/cdm.me/