RDA-UBA realizoi me sukses trajnimin dyditor për sektorin civil

0

KUMTESË PËR MEDIA

Agjensioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni(RDA  UBA) ka realizuar me sukses tajnimin dy ditorë për organizatat e sektorit civil me temë Përvojat e buxhetimit participativ“, me 15. dhe 16. maj të vitit 2019.

Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërive civile nga Ulqini dhe komunave të tjera në Mal të Zi në lidhje me proceset e buxhetimit dhe monitorimit të konsumit të fondeve publike. Trajnimi u mbajtnga Suzana Jasiq, politologe e diplomuar e cila ka qenë aktivepër më shumë se 20 vite në shoqërinë civile dhe proceset demokratike dhe ka paraqit përvojat e saja në procesin e parë të buxhetimit participativ në Kroaci. Ky event ka qenëgjithashtu një rast për shkëmbimin e përvojave mespjesëmarrësve në nivel lokal.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Shoqëria civile e Ulqinitmonitoron shpenzimet publike”, që ka filluar të realizohet nga janari dhe zgjat deri në maj 2019. Përmes këtij projekti po bëhen përpjekje për të forcuar kapacitetin e organizatave për të marrë pjesë në mënyrë adekuate në monitorimin e fondeve publike. Përmes projektit, po kryhet transparenca e njësive shpenzuese të konsumatorëve të Komunës së Ulqinit, e cila do të paraqitet përmes raportit në periudhën e ardhshme.

Projekti “Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike” mbështetet përmes projektit “Money Wach – Shoqëria Civile, ruajtës i buxhetit”, që realizohet nga Instituti Alternativa me seli në Podoricë, Instituti për Financat Publike nga Zagrebi dhe OJQ Horizonti i ri nga Ulqini dhe ështëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Shoqëri Civile dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi.

 

Me respekt,

Elvir Zeçeviq

Agjensioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni (RDA – UBA)