Rasti K1: Medenica i përgjigjet Genci Nimanbegut

0

Kryetarja e Gjykatës Supreme Vesna Medenica i kthey përgjigje deputetit Genci Nimanbegut në lidhje me kërkesën e tij dhe deputeteve tjerë nga Ulqini për jokompetencën e Gjykatës Ekonomike në rastin K1 dhe refuzimin e gjykatëses Milica Popoviq të veprojë sipas normave ligjore.

Në këtë përgjigje, Medenica e njofton Nimanbegun se këtej e tutje cështjen K1 do ta gjykojë gjykatësja tjetër Borjanka Zogoviq, pasi Popoviq është tërhequr vetë nga cështja.

Kjo cështje e cila rrezikon seriozisht ekzistencën financiare të Komunes së Ulqinit ka tri dekada që zvarritet nëpër gjykatat malazeze, por pa vendim përfundimtar.

Mbetet të shihet se si do të veprojë gjykatësja e re, pasi sipas mbrojtësve të Komunës, Gjykata Ekonomike duhej kohë më parë të shpallte jokompetencën e vet e jo të zvarriste cështjen.