Rama: Nuk shesim interesin kombëtar për fqinjësi të mirë

0

Në krah të homologut serb, Kryeministri Edi Rama foli dhe marrëdhëniet me dy fqinjët e tjerë, Maqedoninë dhe Greqinë.

Sa i takon Maqedonisë, Rama ka sqaruar se deklarata e tij për respektim të marrëveshjes së Ohrit nuk ishte një veto apo kërcënim për antarësimin e saj në NATO, siç është komentuar në media apo nga politikanë të ndryshëm.

Ndërsa sa i takon marrëdhënieve të tensionuara Greqinë, kreu i qeverisë shqiptare u duk i prerë kur deklaroi si aspak normal, që të komentohen vendimarrjet apo zgjedhjet e një shteti dhe parlamenti sovran, duke iu referuar deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke, në lidhje me zgjedhjen e Shpëtim Idrizin si Nënkryetar i Kuvendit.

Rama tha se qëndrimi i tij për marrëveshjen e detit me Greqinë është bërë i njohur dhe kur ishte në opozitë, ndaj nuk ka asnjë suprizë sa i takon vendimit për të mos negociuar asnjë çështje me interes kombëtar.

 

/tvklan/