Rama në Preshevë: liria dhe të drejtat e çdo shqiptari janë të paprekshme, pavarësisht vendit ku jeton

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Luginën e Preshevës se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari janë të paprekshme, pavarësisht vendit ku jeton. Duke shprehur besimin se tashmë është hapur një faqe e re historie mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama theksoi se tashmë është marrë përsipër përgjegjësia që të mos lejohet më që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe e serbëve të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të së shkuarës.

“Ne jemi te bindur se na eshte dhene nje mundesi historike sot, që si pjesë e rajonit kemi mundësinë historike ta kthejmë këtë moment paqeje në një paqe të qëndrueshme”, tha Rama.

Më herët Rama ishte në kuvendin komunal të Preshevës, ku mori edhe titullin “Qytetar Nderi”.

“Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves.

Nderkohe qe jashte ne sheshin para Pallatit te Kultures degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.

Me vizitën në Preshevë kryeministri Rama përfundon vizitën e tij në Serbi dhe mësohet se do të kthehet në Shqipëri në rrugë tokësore.