Rajmonda Cuka do të përfaqësoj Malin e Zi në Miss Globe

0

Rajmonda Cuka nga Ulqini do të përfaqsësojë Malin e Zi në konkursin e bukurisë Miss Globe, i cili do të mbahet në qytetin kanadez të Torontos.

Ky konkurs do të mbahet me 8 tetor dhe do të mbledh bukuroshe nga 50 vende të botës.

Të interesuarit mund të votojnë për Rajmondën në sajtin zyrtar http://www.missglobevoting.com

Sponzor i pjesmarrjes së saj në këtë eveniment do të jetë Komuna e Ulqinit.

Shqipërinë në këtë konkurs do ta përfaqësojë Sara Karaj, kurse Kosovën Emnolina Begaj.