Në mbledhjen e sotme qeveria e Malit të Zi ka vendosur që për financimin e autostradës Tivar-Bolare dhe sportit kombëtar, të vendos taksën e re prej 7 cent për litër për cdo derivat të naftës në shitjen me pakicë.
Kjo do të thotë se pasojat do ti vuajë konsumatori i fundit në zinxhirin tregtar të naftës, populli!
Sipas analizës së qeverisë kjo taksë do të sjellë rreth 9 milionë euro në vit.