Qeveria ndan 197 mijë euro për aktivizimin e pompave në Kripore

0

Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në tryezë të rrumbullakët në lidhje me mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, të organizuar nga Qendra për Studimin dhe Mbrojtjen e Zogjve (CZIP), njoftoi të pranishmit se Qeveria është duke përgatitur fondet e nevojshme më vlerë prej 197,000 €, të cilat do të përdoren për riparimin e pompave,  nxjerrjen e ujit të embël dhe pompimin i atij me kripë në bazene në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të bëhet ruajtja e ekosistemit, është deklaruar në konkluzionet e kësaj tryeze të rrumbullakët.

Komuna e Ulqinit ka premtuar rifillimin e iniciativës për mbrojtjen e formale të Kripores, dhe se në bazë të procedurave, Studimi mbi Kriporen e  Ulqinit do të vihet në rendin e ditës për votim në parlamentit lokal, më së largu në tetor të këtij viti.

Njëri nga përfundimet e takimit ishte se duke marrë parasysh vendimin e  Bordit të Drejtorëve të Kripores në vitin 2005 për ndalimin e gjuetisë dhe peshkimit në këtë zonë dhe vendimin e Administratës së falimentimit për të ndaluar hyrjen në Kripore pa leje të veçantë,  Komuna e Ulqinit, i cili është themeluese e ndërmarrjes lokale për mbrojtjen e kafshë të egra, do të konsultohet me ministrinë kompetente në mënyrë që një pjesë e Kripores që për momentin trajtohet si zonë gjuetie, të shpallet zonë e mbrojtur, duke i dhënë fund gjuetisë në gjithë zonën e Kripores.

Në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka premtuar të sjellë aktin administrativ që Kriporja të shpallet zyrtarisht zonë Emerald në bazë të standardeve të Konventës së Bernit për mbrojtjen e florës dhe faunës. Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Studimin dhe Mbrojtjen e zogjve kanë marrë përsipër që në të ardhmen të kryhet monitorim intensiv i aktiviteteve të paligjshme dhe për to të informohen autoritetet përkatëse.

Gjithashtu CZIP, në bashkëpunim me OT të Ulqinit do të punojë në promovimin aktiv të Ulqinit si destinacion eko-turistik.