Qeveria: Ligj special për privatizimin e Adës, Valdanosit dhe Plazhës së Madhe?

0

Qeveria e Malit të Zi po përgatit ligj special për privatizimin e Buljaricës, në kontekst të “interesave publike”, cka tentoi ta bënte me ligjin kontrovers për eksproprijimin e pasurisë, por që nuk kishte shumicën në kuvend.

Sipas propozim ligjit, në të cilin gazeta Vijesti« kishte qasje, qeveria do të ketë të drejtë menjëherë ta marrë pasurinë e cilësuar si “interes publik”, kurse pronarët në rast pakënaqësie me kompensimin, mund ta padisin më vonë.

Kjo mënyrë e eksproprijimit të pasurisë është kundër me standardet e Bashkimit Europian, pasi sipas tyre, qeveria nuk mund të marrë pasurinë derisa zgjat procesi gjygjsorë për kompensim.

Sipas informatave që ka kjo gazetë, qeveria planifikon ligje të njëjta edhe për pjesët tjera atraktive si Ada e Bunës, Valdanosi dhe Plazha e Madhe.