Qeveria kërkon nga Komuna e Ulqinit uljen e numrit të punësuarve

0

Qeveria e Malit të Zi kërkon nga komunat e vendit, ndër to edhe ajo e Ulqinit, që të ulin numrin e të punësuarve në administratën lokale, mëson portali lajm.me.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur pothuajse të gjitha komunat kanë probleme në pagesën e rrogave të punonjësve dhe servisimin e borxheve publike.

Komuna e Ulqinit, pasi ndodhet në periudhë sanimi, ka pothuajse dy vite që nuk mundet të punësojë pa miratimin e Ministrisë së financave, por politikanët lokal po shfrytëzojnë të ashtuquajturën “kontratën për shërbim” (ugovor o djelu) që të punësojnë përkrahësit  e partive të tyre.

Kjo ka sjellur rritjen e numrit të punëtorëve që marrin rrogë, por zvoglimin e punëtorëve me kontratë të përhershme. Edhe më keq akoma është fakti se këto puntorë që punësohen me kontrata për shërbim janë 100% politikisht të varur, pasi edhe një shenjë e vogël e luhatjes së mbështetjes ndaj mentorëve të tyre mund ti lejë pa punë.