Qendra për Kulturë: Të enjten komedia “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur”

0

Të enjten me 23.04 në Qendrën për Kulturë do të jepet shfaqja “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur”, e nobelistit të njohur italian Dario Fo.

Komedinë do ta sjellë trupi i teatrit “Edukojmë Art” nga Tirana.

Shfaqja fillon në ora 20.00 dhe çmimi i biletës është 2 euro.

E njëjta shfaqje do të jepet edhe në Tuz ditën e premte me fillim në ora 20.00.