Qendra për Kulturë: Projekti për rregullimin e kino sallës ka muaj që është vënë në veprim

0

Drejtori i Qendrës për Kulturë dr. Nail Draga tha për portalin tonë se projekti për rregullimin e kino sallës ka muaj që është vënë në veprim, kurse Agjensia për ndërtim dhe zhvillim ka bërë edhe projektin paraprak.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Drejtues të Qendrës për Kulturë do të vendoset për modelin e valorizimit të këtij objekti.

Sipas informatave që disponojmë ky objekt, përvec se si kinema, do të shërbejë edhe si sallë për konferenca, kurse kapaciteti do të jetë rreth 110 vendesh.

Së shpejti do të kemi edhe detaje më të hollësishme në lidhje edhe me projektimin e pamjes së jashtme të këtij objekti.