Qendra për Kulturë: Nesër mbrëma veprimtaria shkencore “Ulqini kujton Çamërinë”

0

Nesër mbrëma, me fillim në ora 19.00, në Qendrën për Kulturë do të mbahet veprimtaria shkencore-kulturore “Ulqini kujton Çamërinë”.

Me këtë rast do të referohen kumtesa kushtuar Çamërisë si dhe do të bëhet perurimi i dy librave: “Epiri i Jugut, Çamëria” dhe “Monumente natyrore e kulturore të Çamërisë”.

Gjithashtu do të shfaqet edhe filmi “Ëndra çame” dhe ekspozita fotografike me pamje nga Çamëria.