Nesër mbrëma, e shtunë me 24.10.2015, në ambientet Qendrës për Kulturë do të mbahet promovimi i librit i autorit prof.dr. Veton Latifi “Shekulli i ri i politikës shqiptare”.
Promovimi do të fillojë në ora 18.00.
Në promovim për librin dhe autorin do të flasin Tahir Tahiri, i cili është edhe promotor i aktivitetit, Irena Toçi nga shtëpia botese “Toena”, Ali Salaj gazetar dhe kryetar i Art Clubi-it, dr. Nail Draga drejtor i Qendrës për Kulturë, mr. Elmaz Iusufi redaktor i gaztës Koha Javore nga Prishtina, dhe mr. Sabri Salaj.