Qendra për Kulturë: Koncerti festiv i 28 Nëntorit (foto)

0

Sonte në Qendrën për Kulturë u mbajt koncerti festiv me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu, i cili falenderoi personalitetet dhe qytetarët për pjesmarrjen masive në këtë koncert. Nimanbegu në fjalën e tij rradhiti arritjet e këtij institucioni në vitin e shkuar, ku spikat zgjidhja përfundimtare e cështjes së “Kohës Javore” si dhe marrëveshja për përdorimin e abetares kombëtare për nxënësit shqiptar në Mal të Zi.

 

Në vazhdim salla e mbushur përplot pati mundësi të ndiqte recitimet e aktores së njohur Roza Anagnosti, muzikën e trevave të ndryshme shqiptare dhe asaj vendase.

 

foto: Valona Cakuli