Qendra për Kulturë: 10 vite nga inagurimi, akoma nuk ka ndriçim e as zërim

0

Qendra për Kulturë në Ulqin edhe pse kanë kaluar 10 vite nga inagurimi i saj, akoma nuk ka ndriçimin dhe zërimin e vet.

Edhe pse Drejtoria për punë publike e ka pasur detyrim që projektin ta çojë deri në fund, kjo deri më sot nuk ka ndodhur.

Ato që duan ta shfrytëzojnë sallën aktuale janë të detyruar që pajisjet ti sjellin vetë.

Drejtori i qendrës, Nail Draga, i indinjuar thotë për “Vijesti” se më mirë mos ta kishin ndërtuar fare në këtë menyrë. Ai shton se dy herë iu është dashur të bëjnë rikonstruksionin e pullazit me mjetet e veta.

Draga thotë se nuk posedon asnjë dokument për pjesën e re të qendrës, dhe se atë nuk e kanë pasur as paraardhësit e tij.

Qendra për Kulturë u hap në mënyrë solemne në vitin 2005 nga presidenti ( i atëhershëm dhe aktual) Filip Vujanoviq dhe kryetari i komunës, i ndjeri Fuad Nimani. Vlera e punimeve ishte rreth 2.3 milion euro, dhe u deshën plot 29 vjet që punimet të përfundohen.

Për krahasim, piramida e Keopsit njëra nga 7 çudirat e botës, u ndërtua për 30 vjet.