Qendër e tenisit: Ulqini nikoqir i Davis Cup dhe FED Cup

0

Qyteti i Ulqinit në prill do të jetë kryeqendër e tenisit , pasi përveç organizimit të Davis Cup, Organizata Botërore e Tenisit i ka besuar edhe organizimin e FED Cup, njoftojnë nga Federata e Tenisit e Malit të Zi.

Në ambientet e klubit të tenisit “Bellevue” , prej datës 2 deri me 8 prill do të luhen ndeshjet e tunreut Davis Cup,  kurse prej 16 deri 23 prill, ato të FED Cup.

Nga Federata e Tenisit e Malit të Zi kanë kumtuar se në FED Cup do të marrin pjesë 20 shtete, çka do ti sjellë Ulqinit një promovim të jashtëzakonshëm turistik