Qani Osmani:  Paradokset e jetës !​

0

​ Paradokset e jetës !​
​ Sot kemi shumë diploma pak dituri, shumë ekspert por edhe shumë probleme,
​shumë intelektual por pak racionalitet, shumë mjeksi të zhvilluar por pak shëndet
​dhe shumë sëmundje.Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla, shumë dhoma
​pak mysafirë, shtëpi luksoze por familje të shkatruara, rrugë të gjëra por orientim
​të humbur, mobilje të mira por pak kënaqësi.
​​Qani Osmani
   Siç po duket sot njërëzit nuk e shijojnë jetën, por vazhdimisht shpresojnë për një jetë më të mirë, të ngarkuar me shum plane, fantazma, përpjekje, strese, xhelozi, konkurencë, ambicie etj.
   Prandaj edhe jeta është me shumë paradokse. Paradoksale është se para disa dekadave kishim shumë varfëri, por edhe shumë shëndet, pak doktor shkencash dhe diploma por shumë të mençur.
   Jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit, ku të pa punët e të varrfërit mbushin kafiteritë, ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë, ku kemi shumë Univerzitete e shumë pak dije, ku politikanët e korruptuar flasin kundër korrupsionit, kur shumica e politikanëve pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit.
   Jetojmë në një kohë ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit, ku në vend se politakanët të varen nga mediet dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanët dhe punojnë nën presionin e tyre, ku për tu u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike, ku shumica e politikanëve nuk flasin me gojë, por flasin me gishta.
   Jetojmë në një kohë ku konsumohet më shumë alkohol, më tepër thithet duhani, harxhojmë më tepër, vishemi më bukur dhe dukemi të tillë por përsëri shumë pak qeshim dhe shumë pak jemi të lumtur, kemi mjedis të pastër jetësor por shpirt të fëlliqur, kemi shumë shokë dhe miq por përsëri jemi egoist.
   Jetojmë në një kohë ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na bëjnë, ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen, ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja ama të gjithë vrapojnë pas parasë, ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në deficit, ndërsa injoranca dhe hipokrizia kanë arritur kulmin.
   Paradoksale është se sot kemi shumë diploma pak dituri, shumë ekspertë por edhe shumë probleme, shumë intelektual por pak racionalitet, shumë mjeksi të zhvilluar por pak shëndet dhe shumë sëmundje. Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla, shumë dhoma pak mysafir, shtëpi luksoze por familje të shkatruara, rrugë të gjëra por orientim të humbur, mobilje të mira por pak kënaqësi.
   Të rinjtë shumë pak lexojnë por shumë fantazojnë, shkronjat i njohin por nuk dinë të shkruajnë, flasin për punën por nuk dëshirojnë të punojnë. Këto janë kohëra kur të moshuarit nuk respektohen, edhe pse një ditë të gjithë do të plakemi. Flasim për vdekjen, por asnjëherë nuk mendojmë për vdekjen tonë.
   Këto janë kohëra kur miqët, farefisi dhe shokët na duan për interes. Paradoksale është se kemi haruar ta kultivojmë sinqeritetin, kemi haruar ta hapim zemrën, pasi kemi haruar se një ditë do të shkojmë dhe më nuk do të jemi.
  
​​
 
 
 
 
 
​​