Q.Osmani: Islami dhe kombi

0

Çështja e përkufizimit të fesë dhe kombit si nocione shoqërore,në kohën tonë është një temë tejet me rëndësi,për arsye se shumë prej njerëzve kanë rezerva të paarsyeshme ndaj përkufizimit të njërit nocion apo tjetrit,dhe jo radhëherë edhe i ngatërrojnë të kuptuarit e fesë dhe kombit deri në atë shkallë sa fillojnë të mendojnë se feja dhe kombi përballen dhe kundërshtohen njëra me tjetrën. Nganjëherë dikush anon nga njëra përballë tjetrës duke krijuar kështu një betej mes dy gjërave që ato në realitet nuk atakohen fare.

FEJA (religjioni) është programi i Përëndisë i zbritur për njerëzit,që u mëson atyre bazat e besimit si dhe mënyrën e jetësimit të atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me veten dhe familjen e tij si dhe me shoqërinë në përgjithsi.KOMBI është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit,të jetës ekonomike dhe të formimit psikik,që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kjo që sot mund të jetë si sinonim i fjalës “etni”.

Të shkruhet dhe të flitet e sidomos të japim konkluza mbi raportet ndërmjet fesë Islame dhe kombit shqiptar nuk eshtë aspak e thjeshtë, sidomos nëse nuk posedojnë dije solide nga historia, filozofia dhe sociologjia e religjioneve ne përgjithsi por për fenë islame në veçanti.

Edhe pse qëndrimet e fesë Islame janë tejet të qarta rreth temës në fjalë, studimi rreth islamit në raport me kombin shqiptar kohëve të fundit si duket na imponohet, kur kemi parasysh islamofobinë dhe paraqitjen e grupacioneve jo  të mirëfillta fetare, të cilët fenë e kanë vetëm mjet komercial e asgjë më shumë. Këto grupacione madje nuk e kanë as guximin e duhur që të flasin mbi tolerancën fetare dhe vlerat e njëmendta që i posedon Islami, sepse ato janë në shërbim për dëmtimin e kombit shqiptar e asesi nuk punojnë e as nuk kontribojnë për bashkimin.

Këto grupacione fetare mundohen me cdo kusht fenë Islame ta paraqesin si anti- kombëtare dhe fe e cila nuk pranon Kombin Shqiptar por as edhe flamurin Skenderbeut. Këto mendime janë tejet ironik, kur dihet se kto cështje tash më për shumë kombe eshtë demode dhe se i takon të kaluarës, ndërsa te shqiptarët sapo ka filluar, thjeshtë kjo është tradhëti kombëtare dhe fetare. Në këtë kuptim këto grupacione me qëndrimet e tyre, fenë Islame e bëjnë të njohur në botë me emra famëkeq, si fundamentalizëm, e prapambetur, mohuesë e kësaj jete, të larguar nga faktet dhe drejtëpërsëdrejtë ti kundërvihen vizionit empirik dhe global të kohës sonë. Shqyrtimi i atij raporti me Islam është mjaft i qartë dhe mjaft bukur i definuar, dhe nuk lejon ndarje dhe përçarje brenda një kombi me shumë besime, sepse kombi shqiptar e ka begati dhe jo fatkeqësi atë element.

Feja Islame na jep forcë të qëndrojmë në identitetin e një gjakut dhe një gjuhe që jemi dhe garanton vazhdimsinë tonë kombëtare si pëlhurë e realitetit të përditshëm jetësor. Si duket grupacioneve të caktuara të veshur me petkun e Islamit ju pengojnë aleancat e shumta dhe tepër të nevojshme që i kanë shqiptarët me shtetet SHBA dhe BE, por harrojnë ose nuk dijnë se edhe Profeti Muhamed a.s. bëri aleancë me mbretin e Etiopisë, por edhe me shumë mbretër të tjerë për ti shpëtuar besimtarët e Islamit.

Fjala “Islam” rrjedh nga gjuha arabe qëdo të thotë “paqe” por fatkeqësisht në kohën tonë  fenomenin e Islamit në të shumtën e rasteve mundohen ta prezentojnë si fe e injorancës e prapambeturisë apo anti-njerëzore, portretizmi i Isamit nga disa media shpesh herë mashtron ata që kanë njohuri të pakta për fenë Islame dhe i shtyjnë të mendojnë negativisht, mirëpo Islami është fe e paqes e sigurisë dhe jo e dhunës.

Në Medine kur u hartua kushtetuta Islame e cila njihet si kushtetuta e parë e shkruar,e cila garantonte të drejtën e besimit, të drejtën familjare por edhe të drejtën trashigimore, shumë nga popujt e feve të ndryshme u bashkarënditën në atë kushtetutë, sepse ky është misioni dhe madhështia e fesë Islame, ti bashkojë dhe jo ti ndajë popujt.

Religjionin nuk mund ta zëvëndësojë kombi, por as kombin nuk mund ta zëvëndësojë religjioni. Të refuzohet religjioni në emër të kombit do të thotë dalja nga horizonti real historik, filozofik dhe kulturor, por të refuzohet edhe kombi në emër të religjionit në kuptim të metafizikës se thjeshtë,e cila nuk ka kurrfarë konfirmimi në kohë dhe hapësirë, do të thotë dalje nga bota e ndodhive reale dhe futje në botën e utopisë.

Jam i mendimit se në të ardhmen njerëz të papërgjegjshëm dhe të pa ditur do të tentojnë gjithmonë ta pengojnë dhe ta dezorientojnë kombin shqiptar me tendenca dhe demagogji anti-shqiptare në emër të Isamit të tyre, por intitucionet fetare dhe ato politike domosdoshmërisht duhet  të kordinohen sa më shpejtë që është e mundur në mes tyre dhe të mos lejojnë gjëra të tilla,sepse nesër mund të jetë tepër vonë.

Prandaj më në fund duhet thënë se domosdoshmërisht është nevoja që ta ruajmë Islamin e vërtetë, Islamin e paqes dhe tolerancës i cili bukur mirë është përshtatur me traditat, doket dhe kulturën e mirëfilltë shqiptar, dhe mos e lejojmë elemente religjioze te shpifura dhe të importuara nga jashtë në trojet tona shekullore të cilat janë tejet te rrezikshme dhe të dëmshme për ecurinë e më tejmë drejtë bashkimit tonë kombëtar në integrimin Europian.

 

 

 

QANI OSMANI