Pse nuk po hiqet “ashensori” në Kala?

0

Edhe pse ashensori në muret e Kalasë filloi të ndërtohet pa asnjë leje, edhe pse është vërtetuar disa herë se ekzistenca e tij do ti jepte fund shpresave të Kalasë për UNESCO, edhe pse mbetjet e tij prej betoni janë një nga shëmtirat më të mëdha të Ulqinit, përsëri askush nuk merret me heqjen e tyre nga muret e qytetit të vjetër.

Koha është që të ndërmerren veprime konkrete nga administrata lokale që disa gjëra të rregullohen ashtu si duhet, e jo të mbesin vetëm parulla fushatash zgjedhore.
Kjo monstër betoni dhe celiku nuk ka asnjë arsye që edhe më gjatë të shëmtojë Kalanë dhe gjithë qytetin.
E njëjta gjë vlen edhe për objektin skandaloz brenda në Kala, edhe pse për largimin e tij pushteti lokal nuk ka kompetencë, pasi organet qendrore i kanë dhënë një leje që tregon qartë qëndrimin e tyre ndaj vlerave kulturore shqiptare.