PSD e Ulqinit kundër Krivokapiqit

0

Këshilli Komunal i PSD-së në Ulqin i ka dhënë mbështetjen kandidatit Ivan Brajoviq për kryetarë të partisë.

Këtë për “Vijesti” e ka bërë të ditur kryetari i këtij këshilli Selim Resulbegoviq.

“Sipas disponimit të shumicës së antarëve të Këshillit Komunal, e sidomos delegatëve për kongresin e VIII të partisë, kandidati Ivan Brajoviq ka përkrahje maksimale të PSD-së së Ulqinit”, tha Resulbegoviq.

Në kongresin e ardhshëm të kësaj partie, për postin e kryetarit do të luftojnë Ivan Brajoviq dhe kryetari aktual Ranko Krivokapiq.

Sipas deklaratave në shtyp dhe opinionit në vend, Brajoviq njihet si mbështetës i idesë së bashkëpunimit të ngushtë me PDS, kurse Krivokapiq për të njëjtën gjë por me fjalor tjetër.