Protestë në Kosovë kundër Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi

0

Sot në Prishtinë opozita ka organizuar protestë kundër marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

 

Nga opozita kërkohet respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila marrëveshjen e Asociacionit e ka deklaruar si në kundërshtim me aktin më të lartë të vendit.

Gjithashtu kundërshtime ka edhe marrëveshja me Malin e Zi për caktimin e vijës kufitare, me të cilën sipas opozitës, janë dëmtuar interesat e Kosovës.

Në protestë, e cila për momentin është e qetë, janë duke mbërritur edhe dhjetra autobusë nga qytetet tjera të Kosovës. Në krye të saj janë vendosur lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, VV-së Visar Ymeri, dhe i NISMËS Fatmir Limaj.